Cilat janë interesat ndërkombëtare në Kosovë?

Aktuale

Cilat janë interesat ndërkombëtare në Kosovë?

Më: 6 prill 2023 Në ora: 00:42
Ilustrim

Kosova ka qenë një zonë me interes për faktorin ndërkombëtarë qysh nga koha e paraluftës.

Teologu Mustafë Bajrami thotë se Kosova pas Lindjes së Mesme ndoshta është vendi më i rëndësishëm strategjikë në botë.

“Superfuqitë botërore i shohin interesat e tyre në Ballkan. Është fat i mirë për ne nga njëra anë, por edhe fat i keq që ne si popull nuk ishim në gjendje t’i përcaktojmë vijat tona për të ardhmen e fëmijëve tonë”, deklaroi Bajrami.

Derisa studiuesi i konspiracioneve, Arianit Sllamniku thotë se Kosova është një kryqëzim i shumë rrugëve, pasi nëpër Kosovë ka kaluar edhe “Via Egnatia” e Romakëve.

“Perëndimi ka dashur që me çdo kusht Kosova t’i takojë sferës perëndimore. Është fat i madh për ne që baza më e madhe amerikane është e vendosur në Ferizaj. Është pikë strategjike vendi ku është vendosur Bondsteel pasi që është afër Shkupit dhe Greqisë dhe i bënë karshillëk pikës tjetër strategjikë siç është aeroporti i Nishit ku është një kontingjent ushtarak rus”.

Bajrami nga ana tjetër thotë se pas luftës në Kosovë kanë vërshuar qindra shërbime inteligjente të shteteve të ndryshme, organizata humanitare, shkolla, fondacioni, spitale.

“Këto garojnë në mes vete se cila më shumë po e shtrinë më shumë ndikimin në Kosovë. Kjo tregon se ky regjion ka një rëndësi që në shikim të parë”, deklaroi teologu Mustafë Bajrami.

Sllamniku thotë se momentalisht interesat e Evropës në Kosovë janë që të absorbojnë rininë për në shtetet e tyre.

“Shumë vende të Evropës Perëndimore aktualisht kanë më tepër mortalitet se natalitet në vendet e tyre”, deklaroi ndër të tjera Sllamniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat