Paçarizi: “Marshi për Drejtësi” u përkrahë vetëm deklarativisht nga VV-ja

Aktuale

Paçarizi: “Marshi për Drejtësi” u përkrahë vetëm deklarativisht nga VV-ja

Më: 6 prill 2023 Në ora: 22:29
Rrahman Paçarizi

Opinionisti, Rrahman Paçarizi, vlerëson se Vetëvendosje e ka përkrahur deklarativisht “Marshin për Drejtësi”, por që nuk ka parë figura të rëndësishme të kësaj partie, e aq më pak të qeverisë të cilat kishin marr pjesë në atë marsh.

Ai shtoi se madje kishte vetëm një postim nga kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, i cili e postoi në llogarinë e tij në Facebook pllakatin e thirrjes për marsh, por nuk kishte një mbështetje zyrtare as nga qeveria e as nga Vetëvendosja.

“’E përkrahim, por kaq’”, d.m.th pa bërë thirrje, pa grumbulluar njerëz, por edhe përkrahja u bë sa për ta relativizuar dhe për t’ua mundësuar eksponentëve të Vetëvendosjes që të thonë se marshi ishte përkrahur edhe nga qeveria dhe Vetëvendosja dhe se PDK-ja nuk ishte ajo qe kishte siguruar atë masivitet”.

“Tubimi e ka mbërritur efektin në të dyja anët. Në njërën anë i ka risensibilizuar njerëzit për UÇK-në, sepse patën nisur të harrojnë se çfarë ka ndodhur e tek ka ndodhur, ka pasur një lufte e cila është zhvilluar në drejtimin se a është dashur të ketë apo jo Gjykatë Speciale, ndërkohë që ky tubim i ktheu njerëzit nga vlerat e luftës, rëndësia e UÇK-së, nga roli i UÇK-së për lirinë e Kosovës, dhe në anën tjetër ishte ky orientimi drejt krijimit të një lloj parehatie e pasigurisë për qeverinë aktuale, e cila edhe ashtu ka qenë e goditur nga marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit, dhe me këtë pjesëmarrje masive i është treguar se ‘pas këtij veprimi nuk do ta keni shumë të lehtë dhe ne jemi të gatshëm t’i sjellim kaq njerëz’”, deklaroi Paçarizi.

Sipas tij, kjo u pa pastaj nga reagimet e qeverisë, nga reagimet e Vetëvendosjes kryesisht dhe eksponentëve të saj, të cilët tha se u përpoqën ta minimizojnë së pari pjesëmarrjen, pastaj u përpoqën ta kontestojnë të drejtën e Memli Krasniqit që të flasë në atë tubim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat