Valon Syla tregon si ndodhi sulmi ndaj tij

Aktuale

Valon Syla tregon si ndodhi sulmi ndaj tij

Më: 12 prill 2023 Në ora: 21:03
Valon Syla

Gazetari Valon Syla ka treguar se si ndodhi sulmi ndaj tij nga tre persona të martën mbrëma.

Syla u sulmua nga tre persona, ku mori lëndime. Ai thotë se e kishin ëprcjellë për një kohë me veturë.

“Unë kam qenë me Ilirin. E shihte në pasqyrë që dikush nga afër po mundohej të afrohej. Menduam se ishte Leo. Kur u afrova tek shkallët mu afrua një person, që mund ta identifikoj tani, por nuk e njoh. Ilir ishte duke parkuar kerrin. Aty brenda kanë qenë edhe disa gazetarë tjerë”, tregon ai.  

“Ishte një djalë i ri rreth të 30-ave. Më tha ‘a po vjen dej qetu’. Si ja pashë mjekrrën e dita që është fetar. Kishte mjekër dhe trenerka kështu dukej si shoumen. Edhe i dhunshëm. U mundova të vrapoj që të hapi derën dhe pastaj ata do largoheshin pari që mund të shihnin njerëz brenda dhe do frikësosheshin. Nuk u hap dera menjëherë. Pastaj më grushtuan. Edhe me pjesë metalike të orës. U mundova ta ruaj fytyrën. Ilir Mirena u ngut dhe largoi njërin, pastaj edhe tjerët dolën nga brenda. Ata ikën. Por mjaftoi që të më shkaktonin lëndime”, shtoi Syla.

Ai falënderon stafin mjekësor për trajtimin dhe sjelljen profesionale.

“Menjëherë e kam thirrë policinë. Ata ndihmën e shpejtë. Më dërguan në QKUK dhe pati reagim shumë të mirë dhe trajtim profesional”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat