Sulmi ndaj Valon Sylës cilësohet nga autoritetet si terrorizëm

Aktuale

Sulmi ndaj Valon Sylës cilësohet nga autoritetet si terrorizëm

Më: 12 prill 2023 Në ora: 22:15
Valon Syla

Autoritetet e sigurisë në vend e ka rikualifikuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla si terrorizëm.

Me këtë rast tani do të merret Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur gjatë emisionit Pressing në T7, autori i emisionit, Leonard Kerquku.

“Po më thënë burimet nga strukturat e sigurisë. Rasti është rikualifikuar si terrorizëm. Me këtë rast tani po merret Prokuroria Speciale”, tha ai.

Analisti dhe gazetari Syla është sulmuar dje nga tre persona në lokalin “Image” në Prishtinë.

Sulmi i tij kishte ndodhur pasi kishte mbaruar debati në Pressing, Syla tha sonte se sulmi ndaj tij ka qenë i planifikuar dhe i mirë-menduar.

Tre persona, të rinj janë arrestuar për sulm kundër gazetarit Valon Syla.

Media ka zbuluar se ata janë Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat