Haxhiu: Do ta respektojme vendimin e Kushtetueses për Ligjin e KPK-sё

Aktuale

Haxhiu: Do ta respektojme vendimin e Kushtetueses për Ligjin e KPK-sё

Më: 13 prill 2023 Në ora: 21:23
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

E ftuar në emisionin “Këndi i Debatit”, Haxhiu theksoi se shumë shpejtë pritet të procedohen në Kuvendin e Kosovës ndryshimet e reja në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Tashmë ne shumë shpejtë do ti procedojmë në Kuvendin e Kosovës ndryshimet e reja në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Këtë po e them sërish për t’i hequr dilemat e opinionistëve, mediave që nuk do ta zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese absolutisht jo kjo nuk qëndron, sepse kam parë edhe diskutime të tilla në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës. Ne do të bëjmë ndryshime sepse nuk do të mund ti pranojmë që të mos ketë ndryshime në Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe të mos ketë eliminim të korporatizmin brenda këshillit. Se si do ta bëjmë këtë unë besoj që shumë shpejtë do ta njoftojmë opinionin publik, por besoj që ka zgjidhje për këtë”, tha Haxhiu.

Ndryshe Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që ta shpallë të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Kërkesë kjo e cila erdhi nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë korrikut të vitit të kaluar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat