Beka për rastin e plagosjes në veri: Herët të flitet për motivet e mosraportimit

Aktuale

Beka për rastin e plagosjes në veri: Herët të flitet për motivet e mosraportimit

Më: 14 prill 2023 Në ora: 19:22
Arbër Beka

Zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka, ka folur për rastin e plagosjes së një serbi në veri të vendit nga Policia e Kosovës.

Beka tha se IPK-ja është njoftuar në orët e hershme të mëngjesit të ditës së nesërme, ndërsa incidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të hënës.

Incidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kurse IPK-ja është njoftuar të nesërmen. Menjëherë pasi Policia e Kosovës ka pasur dyshimet e para që një zyrtar i saj mund të ketë qenë i përfshirë”.

“Akoma është herët të flitet për motivet e sakta se cilat kanë mundur të jetë motivi i mosraportitimit, eventualisht i çalimit në aspektin e komunikimit të brendshëm”, është shprehur Beka.

Tutje, ai tha se deri më tani s’ka asnjë hetim ndaj zinxhirit komandues, pasi sipas tij, dyshimet janë vetëm tek zyrtarët policorë që kanë qenë të angazhuar tek pika e kontrollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat