Abdixhiku pas takimit me Abazoviqin: Kosova dhe Mali i Zi ndajnë të njëjtën të ardhme

Aktuale

Abdixhiku pas takimit me Abazoviqin: Kosova dhe Mali i Zi ndajnë të njëjtën të ardhme

Më: 14 prill 2023 Në ora: 19:47
Foto nga takimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim sot kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq me të cilin ka thënë se kanë biseduar për të ardhmen eruoatlantike të rajonit. 

Abdixhiku në një status në Facebook ka thënë se Kosova dhe Mali i Zi ndajnë të njëjtën të ardhme. 

“Biseduam mbi zhvillimet e fundit politike në të dyja vendet, siç dhe shkëmbyem pikëpamjet tona për të ardhmen euroatlantike të të gjithë rajonit. Mali i Zi, shtet anëtar i NATO-s, njohës i rendit të parë i pavarësisë së Kosovës, ndanë të njëjtën të ardhme me Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai. 

I pari i LDK-së ka thënë po ashtu se me Abazoviqin kanë vënë në pah lidhjen e fortë emocionale e historike që populli i Kosovës ka - në veçanti - me shqiptarët në trevat e Ulqinit, Tuzit, Tivarit, Plavës, Rozhajës e Gucisë. Derisa ka shtuar se theks të veçantë i kanë kushtuar edhe projekteve kapitale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat