“Ishte i martuar dy here”/ Qytetarët në Pejë tregojnë se çfarë ka mundur ta nxis të riun për ta vrarë nënën e tij

Aktuale

“Ishte i martuar dy here”/ Qytetarët në Pejë tregojnë se çfarë ka mundur ta nxis të riun për ta vrarë nënën e tij

Më: 14 prill 2023 Në ora: 20:24
Pamje nga vendi i ngjarjes në Pejë

Në Lagjen Kapishnicë të Pejës, sot ka ndodhur një krim i rëndë, ku djali dyshohet se ka vrarë nënën e tij.

Gazetari Unitet Berisha ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes aktualisht nuk është asnjë zyrtar policor apo i forenzikës.

“Janë larguar Policia e Kosovës. Nuk ka as ekipe të Forenzikës. Nuk ka asnjë person zyrtar këtu. Policia e Kosovës ka thënë se ka mbledhur të gjiha materialet lidhur me rastin, por ende s’mund të dalin me një qëndrim”, ka raportuar gazetari.

Për T7, qytetarët kanë dhënë informacione të pakonfirmuara që lidhen me të dyshuarin.

Banorët e lagjes kanë deklaruar se vrasja mund të lidhet me ndarjen e të dyshuarit nga gruaja e tij, për të cilën gjë ai e ka akuzuar të ëmën.

Sipas asaj që ata i kanë thënë televizionit, i dyshuari jetonte jashtë shtetit dhe ishte kthyer së fundmi. Po ashtu, ata kanë thënë se i dyshuari ishte përdorues i lëndëve narktoike dhe ishte divorcuar dy herë.

“Qytetarët kanë dhënë informacione thonë se djali kishte qenë jashtë shtetit për disa muaj dhe ka pak kohë që është kthyer në Pejë. Dyshimet e para janë që ka të bëjë me një lidhje martesore që djali kishte me një vajzë. Ai ka akuzuar nënën e tij, që ajo ishte shkaktare që ai është ndarë me gruan e tij. Banorët kanë thënë se ai ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe ishte dy herë i martuar”, ka raportuar T7. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat