LDK tregon masat që do t'i ndërmarrin kundër marrëveshjes së Ohrit, Zemaj: Kundërshtimi ynë është permanent

Aktuale

LDK tregon masat që do t'i ndërmarrin kundër marrëveshjes së Ohrit, Zemaj: Kundërshtimi ynë është permanent

Më: 15 prill 2023 Në ora: 06:22
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kohë që është shprehur kundër marrëveshjes së arritur në Ohër, ndonëse kjo marrëveshje veçse ka nisur hapat e parë të zbatimit.

Mirëpo, kjo parti nuk parasheh që të ndryshojë qëndrim.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se kundërshtimi i tyre do të jetë i përhershëm, e madje edhe mund të përkthehet në protesta.

“Kundërshtimi do të jetë permanent, i guximshëm politik dhe i bazuar në Gjykatën Kushtetuese”.

“Do të shohim forma se nëse ka një lëshim dhe nëse ka devijim do të përdorim të gjitha format demokratike, pa përjashtuar edhe protestat, nëse e kemi kryeneqësinë, paaftësinë ose pabesinë e kësaj qeverie. Kjo qeveri na ktheu aty ku ishte, në vitin 2013 dhe 2015”, deklaron ai.

Zemaj e sheh problematike pikën ku flitet për një sistem të vetëmenaxhimit të komunitetit serb. Ai tha se kundërshtimi do të jetë i ashpër kur ky sistem do të dalë në dokumente.

“Problematika e vetëmenaxhimit lidhet tash me situatën në veri dhe për këtë arsye ne duhet të jemi vigjilentë atë që po tentohet të ndodhë sepse përmes vetëmenaxhimin do të bartet problematika jo vetëm në veri por në çdo pjesë të Kosovës ku ka qoftë edhe vetëm një serb”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat