Lushi: Kombi shqiptar duhet t’i kthehet nacionalizmit dhe bashkimit kombëtar

Aktuale

Lushi: Kombi shqiptar duhet t’i kthehet nacionalizmit dhe bashkimit kombëtar

Më: 15 prill 2023 Në ora: 09:32
Uk Lushi

Veprimtari Uk Lushi ka bërë me dije se kombi shqiptar duhet t`i kthehet nacionalizmit dhe bashkimit kombëtar.

Ai ka bërë me dije se një komb ku nacionalizmi nuk e ka kryet e vendit aty hedhin valle lloj-lloj izmash.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar se një komb pa nacionalizëm është sikur një njeri pa qëllim.

“Në një komb ku nacionalizmi nuk e ka kryet e vendit aty hedhin valle lloj-lloj izmash. Një komb pa nacionalizëm është sikur një njeri pa qëllim dhe orientimin e të cilit e vendos çka të dali rrugës. Kur mungon edukimi nacionalist dhe vetëdija kombëtare harrohet, atëherë anëtarët e kombit kërkojnë përmbushje në ideologji utopike, formula spirituale distopike apo fetarizëm total si zëvendësim për mungesën e kurrizit që mban kombet në këmbë dhe vitale. Kombi shqiptar e ka vetëm një alternativë: të kthejë në fron nacionalizmin dhe t‘i kthehet idealit të bashkimit. Izmat tjerë medoemos duhet t’i subordinohen izmit kryesor dhe të vetëm që forcon dhe çon para çdo komb të lirë”, ka shkruar Lushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat