Deputetja e AAK-së: Shpresoj që kjo Qeveri të shkojë në shtëpi sa më shpejtë

Aktuale

Deputetja e AAK-së: Shpresoj që kjo Qeveri të shkojë në shtëpi sa më shpejtë

Më: 15 prill 2023 Në ora: 09:57
AAK

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka thënë se Qeveria aktuale ka dështuar.

Ajo shpreson që kjo Qeveri “të shkojë sa më shpejtë në shtëpi”

“Me këtë Qeverisje jemi gjithmonë të mangët dhe shpresoj që të shkojë shumë shpejtë në shtëpi dhe të vazhdojmë ne aty ku e kemi lënë, sepse na ka kthyer shumë mbrapa, ku ne tash duhet të planifikojmë se si duhet të ecim më tutje. Që dy vjet qeverisje është marrë vetëm me qeverisje e kaluara dhe nuk ka folur për punën e vet dhe progresin”, ka thënë Bytyqi.

Ajo ka thënë se Kurti ka realizuar vetëm 12 premtime nga mbi 40 sa i ka dhënë dhe sipas saj nuk do të mund të ndryshojë ndonjë gjë.

Bytyqi ka përmendur edhe premtimin për banesa për çiftet e reja për të cilin ka thënë se është e bindur se do nuk do të realizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat