Qalaj për incidentin në veri: Kam informata se reagimi ka qenë jokonform procedurave policore

Aktuale

Qalaj për incidentin në veri: Kam informata se reagimi ka qenë jokonform procedurave policore

Më: 15 prill 2023 Në ora: 10:11
Rashit Qalaj

Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, ka folur për rastin e plagosjes se një pjesëtari të komunitet serb në Zveçan e ku dyshohet se në këtë rast ishin të përfshirë katër zyrtarë policorë.

Sipas tij, kjo që ka ndodhur e ka ngarkuar edhe më shumë situatën e sigurisë në veri, por ka dëmtuar edhe policinë dhe shtetin e Kosovës.

“Rasti si rast e ka ngarkuar edhe më tej situatën e sigurisë edhe ashtu të rënduar në veri, ka qenë një rast i panevojshëm, një rast që e ka dëmtuar Policinë e Kosovës dhe shtetin e Kosovës dhe mendoj se raste të tilla nuk duhet të ndodhin për shkak se sipas gjitha gjasave dhe informatat që unë kam realisht reagimi ka qenë jokonform procedurave policore”, ka thënë ai.

Si shkak i plagosjes që ka ndodhur dy ditë më parë kanë nisur një peticion, përmes së cilit po kërkojnë largimin e të gjitha forcave speciale nga veriu.

Lidhur me këtë Qalaj, thotë se është kërkesë që ka dalë edhe në takimin e djeshëm që presidenti Vuçiq pati në Rashkë me serbët.

“Ky peticioni në fakt ka të bëjë edhe me kërkesën që ka dalë nga takimi i djeshëm ku presidenti i Serbisë dhe përfaqësuesit e komunitetit serb kërkuan dhe po kërkojnë që Policia të tërhiqet nga veriu meqenëse sipas tyre ata janë jashtëligjshëm atje dhe të formohet sa më shpejtë Asociacioni, por është një presion i cili realisht ka të bëjë me kërcënimin direkt që i bëhet banorëve të veriut të komunitetit serb”, ka thënë Qalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat