Vrasja në Pejë/ Prokuroria do të bëjë këtë lëvizje

Aktuale

Vrasja në Pejë/ Prokuroria do të bëjë këtë lëvizje

Më: 15 prill 2023 Në ora: 10:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prokuroria Themelore në Pejë pritet që sot të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të dyshuar për vrasjen e rëndë.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Sot pritet të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, u shpreh Nikçi.

Në ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në Pejë, dyshohet se djali vrau nënën e tij në shtëpi.

Vrasja është konfirmuar edhe nga policia për rajonin e Pejës.

Ndërsa, i dyshuari është arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat