“Takimi Rama-Escobar ishte shumë i ftohtë”

Aktuale

“Takimi Rama-Escobar ishte shumë i ftohtë”

Më: 15 prill 2023 Në ora: 10:41
Edi Rama dhe Gabriel Escobar

Analisti, Tomorr Avdija, ka thënë se takimi i të dërguarit të Posaçëm të SHBA-së, Gabriel Escobar dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i zhvilluar më 11 prill në Tiranë ka qenë i ftohtë.

Avdija thotë se në bazë të burimeve që ai ka, në këtë takim Escobar ka kërkuar nga Rama që zgjedhjet të jenë të lira dhe se nuk duhet të ketë shit-blerje të votës.

“Ka qenë takim shumë i ftohtë. Burimet diplomatike thonë se ka pasur shkëmbime të replikave ndërmjet dy bashkëbiseduesve dhe i është bërë e qartë Ramës së zgjedhjet duhet të jenë të lira të besueshme dhe të pacenueshme dhe nuk duhet të ketë elemente të shit-blerjes të Ramës”, ka thënë Avdija.

Escobar sipas tij ka refuzuar të ketë konferencë të përbashkët me Ramën dhe siç ka thënë ai kjo “është një shuplakë për Ramën”.

Avdija ka folur edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen në muajin maj në Shqipëri, duke thënë se  partia në pushtet tenton që të shuhet zëri i opozitës në Shqipëri.

Ai ka thënë se gara më e fortë do të jetë për Tiranën, Elbasanin dhe disa qytete tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat