Fatmir Sheholli tregon kur fllojnë problemet në veri nga Lista Serbe

Aktuale

Fatmir Sheholli tregon kur fllojnë problemet në veri nga Lista Serbe

Më: 15 prill 2023 Në ora: 11:12
Fatmir Sheholli

Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Kosovë, Fatmir Sheholli, ka folur në lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me 23 prill më Veri të vendit.

Sheholli tha se duke u nisur nga deklaratat e ndërkombëtarëve dhe ato çfarë është biseduar në Ohër me SHBA-të, nuk pret që Lista Serbe të krijojë probleme.

“Lista Serbe gjithmonë ka qenë problematike, prej kur është themelu dhe është përfshi në tregun politik të Kosovës. Por duke u nisur nda deklaratat e zoti Borrel, Lajçak dhe duke u nisur nga të gjitha ato që janë biseduar në Ohër me SHBA-të dhe të tjerër, pra duke e ditur Lista Serbe se cilat janë sanksionet e jashtëzakonshmë nëse bën probleme të natyrave të cilat janë kundër Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës atëherë do të ishte ‘budallaki’ e madhe e Listë Serbe nëse ata bëjnë probleme”

Ai tha se nga vëzhgimet që janë duke bërë në terren ka një masovizim të jashtëzakonshëm të serbëve që të mos marrin pjesë në zgjedhje.

Sheholli shtoi se nuk pret të ketë probleme tani, por pas mbajtjes së zgjedhjeve.

“Ne në terren çfarë kemi parë këto ditë dhe jemi tani në vëzhgim, shohim se ekziston një masovizim i jashtëzakonshëm i serbëve që mos të marrin pjesë në zgjedhje. Nuk besoj se do të ketë probleme por besoj se problemet do të jenë pas mbajtjes së zgjedhjeve” tha Sheholli.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla u shpreh optimist se procesi zgjedhor me 23 prill, në katër komunat veriore, do të përfundojë i qetë dhe me sukses.

“Me rëndësi është të institucionet e Kosovës janë duke vijuar me organizimin e procesit zgjedhor, ashtu siç është më së miri. Unë jam i bindur se gjithë ky proces do të përfundojnë i qetë, i suksesshëm, duke i tejkaluar edhe problemet të cilat i përmenda”, u shpreh ai.

Edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi se Kosova nuk mund të kushtëzohet nga Serbia për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri të vendit.

Konjufca tha se kanë marrë garanci nga ndërkombëtarët se zgjedhjet nuk do të shtyhen më shumë se njëherë.

“Unë mendoj se ka qenë shumë pozitiv qëndrimi i shteteve të QUINT-it dhe i bashkësisë ndërkombëtare që pa pjesëmarrjen e Listës Serbe, pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhjet e paralajmëruara më 23 prill, nuk ka formim të Asociacionit.Mendoj se Kosova nuk ka nevojë fare që të lëvizë, para se të ketë zhvillime në këtë drejtim. Nuk mund që të kushtëzohemi prej Vuçiqit, prej Serbisë, që ata të vendosin se kur të ketë zgjedhje ose jo në Kosovë” deklaroi Konjufca

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat