Ish-deputeti i LDK-së pret drejtësi nga Haga: Gjykata Speciale është e vetmja shpresë

Aktuale

Ish-deputeti i LDK-së pret drejtësi nga Haga: Gjykata Speciale është e vetmja shpresë

Më: 16 prill 2023 Në ora: 18:24
Fetah Rudi

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi është optimist se Gjykata Speciale do të sjellë drejtësi.

Rudi i ka thënë gazetës britanike, The Times, se drejtësia është gjithçka që ai do.

“Gjithçka që dua është drejtësia”, ka thënë Rudi, nga shtëpia e tij, ku ka kutjuar se si në vitin 2000 ishte bërë një atentat ndaj tij.

Ai ka mbetur në një karrocë invalidësh që atëherë, shkruan Times, duke shkruar se “mund të ketë ardhur momenti” për drejtësi.

“Kjo gjykatë është e vetmja shpresë për drejtësi”, ka thënë Rudi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat