Bajrami i reagon Muratit për çmimin e vajit e grurit: Dilni në terren, filloni punën pas 2 vite pushim

Aktuale

Bajrami i reagon Muratit për çmimin e vajit e grurit: Dilni në terren, filloni punën pas 2 vite pushim

Më: 17 prill 2023 Në ora: 13:54
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe ministri i Financave, Hekuran Murati

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar ministrit të Financave Hekuran Murati që pas “dy vitesh pushim në qverisje”, të fillojnë punën. Këtë reagim ajo e bëri pasi gjatë ditës ministri Murati e akuzoi LDK-në se për shkak të dërgimit në Kushtetuese të Ligjit për Çmimet Tavan, sot qytetarët po paguajnë më shtrenjtë vajin e grurin.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se ministri Murati është ankuar se pse LDK nuk e ka lejuar pushtetin ta shkelë Kushtetutën.

Sipas deputetes, Ligji për Çmimet Tavan do të mbyllte me mijëra biznese familjare në fshatra dhe lagje periferike duke krijuar situatë edhe më të favorshme për tregtarët e mdhenjë.

Ajo i ka bërë thirrje qeverisë që të kryejë punën sipas mandatit të dhënë.

Reagimi i saj i plotë:

Dy vite qeverisje me ankesa

Sot, Murati qenka anku se si LDK s’po e lejon me e shkelë Kushtetutën!

Ligji për çmimet tavan nuk e adreson çështjen e inflacionit as atë të spekulimit me çmime, Ligjin të cilin LDK e ka ataku në Gjykatë Kushtetuese është në kundërshtim me Kushtetutën, respektivisht nenin 10 të saj. Ligji si i tillë do të mbyllte me mijëra biznese familjare në fshatra dhe lagje periferike duke krijuar situatë edhe më të favorshme për tregtarët e mdhenjë.

Ky vend e ka Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, ka Inspektorat të Tregut dhe i ka krejt mekanizmat e nevojshëm për të marrë masa sa herë që dëshmohet se dikush po spekuplon me pozitën dominuese në treg apo po spekulon me çmime. Krejt çka i duhet kësaj Qeverise është që pas dy viteve pushim me fillu me punu,  që këto mekanizma me i shti në funksion dhe me i implementu ligjet që janë në fuqi.

Qeveria, gjithashtu duhet me dalë në teren e të bisedoj me biznese përtej oborrit të tyre, me pa si ka ndiku ngritja e çmimit të rrymës, me i pyet për politika të nevojshme fiskale, me i pyet për kostot e operimit të tyre dhe se si mund të ju ndihmohet atyre për ta përballuar këtë situatë për të ulë kostot dhe çmimet, shkurt Qeveria duhet me e kry punën sipas mandatit të dhënë.

Mjaftë me ankesa!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat