Ish - ambasadori i Holandës nuk e përjashton mundësinë që situata në veri të përshkallëzohet në ditën e zgjedhjeve

Aktuale

Ish - ambasadori i Holandës nuk e përjashton mundësinë që situata në veri të përshkallëzohet në ditën e zgjedhjeve

Më: 19 prill 2023 Në ora: 20:51
Robert Bosch

Të dielën qytetarët serb e shqiptarë do ta kenë mundësinë  t’iu drejtohen kutive të votimit në kuadër të zgjedhjeve të jashtëzakonshme ne katër komunat veriore.

Në këtë proces zgjedhor do të marrin pjesë vetëm dy kandidatë nga komuniteti serb, prandaj njohësit e çështjeve politike po shprehin dyshime për legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve.

Njohësi i çështjeve politike, Belgzim Kamberi, thotë se këto zgjedhje më shumë mund ta përkeqësojnë situatën se sa të ofrojnë ndonjë zgjidhje.

Kurse, ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, thotë se pikërisht Serbia është ajo që synon të përfitoj nga këto situata.

Ai nuk e përjashton mundësinë që situata mund të përshkallëzohet në veriun e vendit.

“Jam shumë i shqetësuar se situata mund të përshkallëzohet në veri të Kosovës. Sikurse edhe në të kaluarën Serbia i shfrytëzon këto raste për të krijuar trazira përmes ultra nacionalistëve dhe më pas t’ia hedhin fajin palës kosovare. E sa i përket Listës Serbe, ajo është partia më anti-demokratike për shkak të mënyrës se si vepron me forma presioni, por edhe alternativat e tjera dukën më ekstreme, dhe kjo është shqetësuese. Fatkeqësisht mund të them se serbët e moderuar janë lënë anash”

Në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat