​Prokuroria: Votimi në veri kaloi pa asnjë rast nga veprat penale

Aktuale

​Prokuroria: Votimi në veri kaloi pa asnjë rast nga veprat penale

Më: 23 prill 2023 Në ora: 20:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë gjithë ditës ka mbikëqyrë procesin e jashtëzakonshëm zgjedhor në katër komunat e Republikës së Kosovës, për kryetar të Komunës në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Ndërsa të parakohshme për dy kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

Sipas një njoftimi të Prokurorisë, pas përfundimit të procesit të votimit dhe mbylljes së vendvotimeve, nuk kanë të evidentuar asnjë rast nga veprat penale kundër të drejtave të votimit.

Prokurori i Shtetit do të vazhdoj të mbikëqyr procesin e numërimit të votave deri në përfundimin e këtij procesi”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat