Lajçak nga Greqia: Të zbatohet marrëveshja e 27 shkurtit dhe aneksi i 18 marsit

Aktuale

Lajçak nga Greqia: Të zbatohet marrëveshja e 27 shkurtit dhe aneksi i 18 marsit

Më: 29 prill 2023 Në ora: 08:00
Takimi i Nivelit të Lartë Kurti-Vuçiq, me ndërmjetësit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, në Bruksel.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë Forumit Ekonomik të Delphit që po mbahet në Greqi, ka treguar rëndësinë e Marrëveshjes së 27 shkurtit mes Kosovës dhe Serbisë, që do të ketë për të gjithë rajonin.

Lajçak gjatë qëndrimit atje, është takuar edhe me kryeministrin Kurit, me të cilin kanë biseduar për takimin e 2 majit.

“Në një panel diskutimi rreth Dialogut dhe integrimit Bashkimin Evropian në Delphiforum, theksova rëndësinë e zbatimit të suksesshëm të Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe aneksit të 18 Marsit për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë rajonit”, shkroi Lajçak.

“Në Delphiforum në takimin tim me kryeministrin Albin Kurti, theksova rëndësinë e takimit të Dialogut më 2 maj. Do të jetë një hap i rëndësishëm përpara dhe është e rëndësishme të shmangni çdo veprim që mund të përkeqësojë atmosferën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat