​Përkujtohen policët e rënë në detyrë në Kaçanik

Aktuale

​Përkujtohen policët e rënë në detyrë në Kaçanik

Më: 29 prill 2023 Në ora: 18:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Në përvjetorin e rënies, janë përkujtuar policët kaçanikas të rënë në detyrë.

Të përkujtuarit janë, Malsor Dashi dhe Armend Trena.

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi së bashku me punonjës të Policisë së Kaçanikut dhe të rinjtë e organizatës rinore "Iuventa", vizituan familjarët dhe nderuan ata me mirënjohje në shenjë kontributi për punën e kryer në shërbim të qytetarëve.

Nënkryetari Vishi vlerësoi kontributin e policëve të rënë në detyrë, në mbrojtje të rendit dhe sigurisë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat