Policia deklarohet për helmimin e 4 qenve në Novobërdë: Intervistuam një person, s'dihet nëse i helmoi ai

Aktuale

Policia deklarohet për helmimin e 4 qenve në Novobërdë: Intervistuam një person, s'dihet nëse i helmoi ai

Më: 29 prill 2023 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Një person është intervistuar për helmimin e katër qenve në Novobërdë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka bërë të ditur se personi i intervistuar ende nuk dihet se a është i dyshuari kryesor.

Tutje Hashni ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar nga stacioni policor në Novobërdë.

“Policia e Kosovës ka marrë një ankesë për helmim e katër qeneve. Zyrtarët policor kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar një person. Nuk e dimë nëse është i dyshuari kryesor, por i njëjti është intervistu. Autoritetet hetimore nga stacioni policor në Novobërdë janë duke punuar për të përcaktuar nëse është e vërtetë që ai i ka helmuar apo jo. Po punohet për sigurimin e mëtejshëm të provave.” – ka bërë të ditur Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat