Kalaj: Kurti i la punëtorët dhe pensionistët në fund të pusit

Aktuale

Kalaj: Kurti i la punëtorët dhe pensionistët në fund të pusit

Më: 1 maj 2023 Në ora: 18:48
Ndue Kalaj

Ish-sindikalisti Ndue Kalaj, ka thënë se Qeveria Kurti e ka bërë prioritet çështjen e veriut të Kosovës, ndërsa pensionistët dhe punëtorët i ka lënë në fund të pusit.

Në emisionin Info Magazine, ai ka shtuar se gjatë asnjë qeverisje tjetër, qytetarët nuk kanë qenë në gjendje më të rëndë ekonomike.

“Ato çka thotë Kurti nuk janë të vërteta sepse ai që dy vjet e gjysmë as nuk ka rritur pensione dhe as pagën minimale”.

“Shikoni çfarë rritje enorme e çmimeve, çfarë inflacioni ka dhe paga minimale e cila është më së paku që 10 vjet, 175 euro sot, Kurti edhe pas dy vjetëve e gjysmë e mban të njëjtën dhe nuk i dimë arsyet”.

“Kurti në bazë të programit të punës që e ka paraqitur,  është duke u munduar ta maskojë sepse Kurti çështjen e veriut e ka pasur në diskutimin e 7-të apo 8-të, sot e ka qitur të parin ndërsa qytetarët, pensionist i ka lënë në fund të pusit.

“Më keq janë sot me Qeverinë Kurti sesa me kryeministrat tjerë. Ky i ka lënë plotësisht punëtorët dhe pensionistët në pozitën më të rëndë që mundem me qenë. Çka është puna e tij nuk e dimë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat