“As për 2000 euro nuk rri në Kosovë”

Aktuale

“As për 2000 euro nuk rri në Kosovë”

Nga: N. Sh. Më: 2 maj 2023 Në ora: 13:35
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka bërë publike një bisedë që sot e ka bërë me një kamarier.

Koci ka bërë me dije se personi në fjalë i ka thënë se është i gatshëm ta lëshojë Kosovën në rastin e parë që i vjen mundësia.

Avokati i ka treguar se kamarieri i ka thënë që as për një pagë prej 2000 eurosh nuk rrin në Kosovë.

Postimi i plotë:

1.

“Rasti i pari kur vjen, ika prej Kosovës” - po më thotë kamarieri në një kafene ku e pi kafën e mëngjesit.

Fakultetin e kryer, sportist, i ndërshëm, është aset për çdo kompani. I lumi ai që e merr si punëtor.

“Sa kishte me qenë rroga për të cilën ti e kishe ndrru mendjen me mbetë në Kosovë?” - po i them. “2000 euro?”

“Jo avokat. As për 2000 euro nuk rri. Po du me shku jashtë e me e provu fatin. Nuk është krejt veç puna te paret. Nuk po di me e spjegu, ama nuk po më pëlqen ambienti këtu; mentaliteti” - u përgjigj me një dozë mllefi të përzier me keqardhje.

2.

Dikush shkon, dikush kthehet, e ne që mbesim duhet me u përgatitë me funksionu në çdo rrethanë.

Shkuarja e të rinjëve nuk është e lidhur veç me rrogat e vogla.

Në anën tjetër, duhet me qenë real: nuk jemi Zvicër. Rrogat nuk mundemi me i rritë në 2000 apo 3000 euro, edhe për shumë vite.

Prandaj, duhet me e shiqu me pozitivitet dyndjen e supozuar të të rinjëve.

Edhe me u përgatitë për një fazë të re në ekonominë kosovare. Thjesht, me iu përshtatë rrethanave të reja.

Natyrisht, gjithmonë ka zgjidhje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat