Haradinaj “ultimatum” qeverisë: Rritni rrogat deri në qershor, nëse jo – iu faturohet një tragjedi

Aktuale

Haradinaj “ultimatum” qeverisë: Rritni rrogat deri në qershor, nëse jo – iu faturohet një tragjedi

Më: 4 maj 2023 Në ora: 11:22
Ramush Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot i vetmi zhvillim i mirë deri sot janë mallrat dhe shërbimet.

Sipas tij, është rritur luksi pushtetar. Prandaj, ai pati një kërkesë “urgjente” për Qeverinë e Kosovës.

Deputeti opozitar tha se deri në qershor, pushteti duhet t’ua rritë rrogat të gjithë punonjësve publikë.

“Ajo çka i kisha kërkuar qeverisë sot, në situatën fare jemi ,t’i përmbush detyrat e veta ndaj të punësuarve në sektorin publik. Qeveria ka kohë që ia ka hequr rrezikshmërinë apo s’ua paguan atë policisë së Kosovës, e kur t’i duhet me i çu në veri, i çojnë”, tha ai, teksa shtoi se një gjë e tillë është e pakuptimtë.

Ai e përmendi qershorin si afat, pasi siç u shpreh, nga 1 janari i vitit 2024, hiqen vizat për kosovarët dhe mund të humbim profesionistë nga sektori publik.

“Deri në qershor kisha kërku ta bëjë një plan që buxheti i paraparë për paga ta rritë, e ka mundësinë me i rrit të gjithë pagat në sektorin publik. Pse është kaq me rëndësi? Më 1 janar e kemi liberalizimin e vizave, nëse vazhdojmë me këtë fjetjen tonë, dhe nuk fillojmë që sot një dinamikë të rritjes së pagave, do të humbim shumë profesionistë nga sektori publik.

“Nëse shkojmë me këtë trend, pa rritje pagash deri më 1 janar, juve do t’u faturohet një tragjedi e re. Nëse i rritim pagat, përmirësohet pozita e sektorit publik. Nëse nuk ndodh rritja, do ta mbani përgjegjësinë edhe në këtë foltore, nëse jeni këtu”, u tha Haradinaj qeveritarëve nga foltorja e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat