Gjenevë, ICRC pershëndet marrëveshjen e Brukselit për të zhdukurit ne Kosovë

Aktuale

Gjenevë, ICRC pershëndet marrëveshjen e Brukselit për të zhdukurit ne Kosovë

Më: 5 maj 2023 Në ora: 10:16
ICRC

Marrëveshja e fundit ne Bruksel, sidomos me draftin për të zhdukurit është mirëpitur nga organizatat botërore në Gjenevë. Kështu zyrtarët e Komiteti Nderkombëtar i Kryqit te Kuq për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch e kanë përshëndetur marrëveshjen ne fjalë mes Kosovës dhe Sarbisë ku palet marrin angazhime serioze për zgjidhjen e çështjes se të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lidhur me këtë fillimisht shefja për komunikim me media nga ICRC ne Gjenevë znj. Crystal Wells ka pohuar se «Në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare, palëve të përfshira në konflikte të armatosura u kërkohet të marrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar që të hidhet dritë mbi fatin e tyre si persona të zhdukur dhe të informohen familjet e tyre. Kujtojmë palët e interesuara se familjet kanë të drejtë të dinë fatin e të dashurve të tyre të zhdukur. »

Ndryshe znj. Ariane Bauer, Drejtore Rajonale për Euroazinë, duke e pershëndetur me marrëveshjen ne fjale ka deklaruar për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch se është e nevojshme për të rifilluar një dinamikë në favor të fatit të të zhdukurve, që bën të mundur t’u ofrohen familjeve përgjigjet që ata kanë të drejtë të marrin për të dashurit e tyre që u zhdukën në fund të konfliktit. 

Për herë të parë ICRC në Gjenevë flet fjalë të mira për procesin e dialogut në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë e cila vazhdimisht këto 20 vitetet e fundit ka krikuar  Beogradin dhe Prishtitinë, se nuk po bejë asgjë për të zhdukurit. Dhe marrëveshja e fundit ne Bruksel ka gëzuar pa mase zyrtarët e Komiteti Nderkombëtar të Kyqit kuq në Gjenevë të cilet presin shumë nga palet në rajon të zgjidhin njëherë e përgjithmonë problemin e të zhdukurve, lajm ky i mirë për ICRC, sidomos për familjet e viktimave

Ndryshe duke folur për rolin e ICRC-së në Kosovë zyrtaret e kësaj organizatë nderkombëtare kanë shtuar se « Me rastin e Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur, shefi i misionit tonë në Kosovë së fundi ka rikujtuar rëndësinë e përfshirjes së KNKK-së në këtë dosje për shumë vite. Ai gjithashtu nënvizoi përkushtimin e KNKK-së për të vazhduar mbështetjen e familjeve që vazhdojnë të jetojnë në pasiguri. KNKK aktualisht po drejton një program të mbështetjes psiko-sociale për familjet dhe po ofron mbështetje për disa shoqata familjare për t’i ndihmuar ata të kryejnë aktivitetet e tyre për të përkujtuar të zhdukurit. »

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat