Draft-statuti i paraqitur nga Ekipi Menaxhues, Mushkolaj kritikon Konjufcën dhe Abdixhikun

Aktuale

Draft-statuti i paraqitur nga Ekipi Menaxhues, Mushkolaj kritikon Konjufcën dhe Abdixhikun

Më: 9 maj 2023 Në ora: 21:40
Lumir Abdixhiku, Glauk Konjufca dhe Imer Mushkolaj

Media të hënën ka publikuar draft-statutin për formimin e Asociacionit të prezantuar nga Ekipi menaxhues në takimin e 2 majit në Bruksel.

Dokumenti ka 67 nene dhe në to përcaktohet që asociacioni të ketë simbolet e tij, që Kuvendi të menaxhojë pasuritë nëntokësore dhe burimet ujore si dhe të përcaktojë drejtuesit e policisë.

Në Debat Plus është diskutuar për këtë draft-statut, derisa analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar ashpër kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca si dhe kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku në lidhje me reagimet e tyre për këtë statut.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca i cili deklaroi të hënën se Kosova nuk ka çfarë të kërkojë në dialog me Serbinë, nëse zgjidhja apo marrëveshja potenciale nuk e ka bazë Kushtetutën e Kosovës.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se a është Konjufca në dijeni të çmimit që do “paguajë” Kosova në dialogun me Serbinë.

Nga kjo pyetje, Mushkolaj nuk përjashton as Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Pyetja ime për të do të ishte nëse LVV e din apo nuk e din që ky proces e ka çmimin e shkatërrimit të Kosovës. Nuk e di se a e din zoti Konjufca ose se a e din Qeveria nëse procesi i dialogut që e qon drejt krijimit të asaj që tha zoti Konjufca, e ka këtë çmim? Nëse e din se është kështu, le ta ndërkrejnë dialogun, s’ka nevojë të shkohet në dialog. Por nëse po vazhdojnë të jenë pjesë e procesit duhet që ti marrin edhe përgjegjësit e pasojat e një marrëveshje, cilado qoftë ajo, sa i përket çështjes së Asociacionit”, ka deklaruar ai.

Derisa Konjufca ka kritikuar edhe liderin e LDK-së “për reagimin e vonshëm” ndaj draft-statutit.

Ai thotë e pavarësisht që në gjuhën shqipe ka dalë drafti të hënën duke iu referuar Telegrafit, sipas tij Abdixhiku ka mundur të ketë idenë për Asociacionin nga publikimet e mediave serbe.

“Abdixhiku reagon një javë pas takimit të mbajtur në Bruksel. Nuk ka lidhje kur është publikuar statuti në media. Ai është dashur të dijë këtë informacion para daljes në media. Çka po na thotë tash Abdixhiku? Po reagon për një Ekip Menaxhues që e ka formuar qeveria e LDK-së. A ka LDK përgjegjësi për këtë proces? Ky draft është bërë prej 2020. LDK duhet ta japë opsionin e saj”, deklaroi Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat