Selmanaj me kritika të ashpra për Marrëveshjen e Ohrit, ka fjalë edhe për presidenten

Aktuale

Selmanaj me kritika të ashpra për Marrëveshjen e Ohrit, ka fjalë edhe për presidenten

Më: 9 maj 2023 Në ora: 23:56
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar ashpër qeverinë për dakordimin që ka bërë për Marrëveshjen Bazike me Serbinë në Ohër.

Selmanaj thotë se kjo marrëveshje e amniston Serbinë nga krimet e luftës dhe ka paralajmëruar “federalizimin”  e Kosovës. Tutje ai ka shtuar edhe se kjo marrëveshje do të ketë pasoja të mëdha për gjeneratat që vijnë pasi Kosova ka marrë obligime ndërkombëtare.

Deputeti nuk la anash as kritikat për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai thotë në emisionin DPT te Fidani në T7 se deklaratat e saj për marrëveshjen janë të gabuara.

Sipas tij, Kosova tani me vetmenaxhimin, do të tejkalojë lëshimet ndaj Serbisë që ishin paraparë me marrëveshjen e 2013-ës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat