“Komunat po i bëjnë opozitë e qeverisë”, Ibrahimi i reagon Kurtit

Aktuale

“Komunat po i bëjnë opozitë e qeverisë”, Ibrahimi i reagon Kurtit

Më: 10 maj 2023 Në ora: 19:21
Sazan Ibrahimi

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministri Kurti, pasi ky i fundit ka thënë se Komunat në disa raste janë duke i bërë opozitë Qeverisë së tij.

Ai tha se as logjikisht kjo gjë nuk ka mundësi me qenë e vërtetë që niveli lokal t’i bëjë opozitë nivelit qendror.

Nuk dua të hy në detaje se çfarë ka thënë kryeministri Kurti, por logjikisht nuk ka asnjë mundësi, asnjë shanse që niveli lokal të jetë opozitë e nivelit qendror. Jemi në një shtet demokratik, niveli lokal nuk mund të jetë opozitë.

Komunat janë duke kërkuar një bashkëpunim të sinqertë me nivelin qendror, bashkëpunim ky që është duke munguar shumë”, tha Ibrahimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat