Ky është qëllimi i vetëm i opozitës shqiptare në zgjedhje, sipas Latifit

Aktuale

Ky është qëllimi i vetëm i opozitës shqiptare në zgjedhje, sipas Latifit

Më: 11 maj 2023 Në ora: 21:16
Profesori universitar, Blerim Latifi

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se qëllimi i vetëm i opozitës në Republikën e Shqipërisë në këto zgjedhje lokale është mbijetesa.

Latifi ka parashikuar zgjedhje monotone, për shkak se nuk beson që do të ketë garë.

“Do të jenë zgjedhje monotone. Zgjedhjet janë interesante vetëm kur ka garë”, ka thënë ai në emisionin Pressing.

Latifi shton se fajtore për gjendjen e dobët të opozitës në Shqipëri, është vetë opozita me vendimet e saj.

“Opozita hynë për një qëllim të vetëm, hynë për mbijetesë. Nuk ka gjasa të fitojë bashki të mëdha dhe tani vetëm kërkon që të mbijetojë. Problemi është se fajtor për këtë gjendje, në fund të fundit, është vet e djathta. Ajo ka lejuar me vetëdije, pa vetëdije, ka leju mu përfshi në një proces të tmerrshëm të përçarjes dhe të ndarjes”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat