Molliqaj: Berishaj është njeri i afërt i Kurtit

Aktuale

Molliqaj: Berishaj është njeri i afërt i Kurtit

Më: 19 maj 2023 Në ora: 10:29
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se ambasadori i Kosovës, në Kroaci Martin Berishaj, është një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Albin Kurti.

Molliqaj, ka thënë se menjëherë pas publikimit të aferës për Berishajn, e ka ditur që Kurti nuk e shkarkon për arsye se është i afërt me të.

“Ai është një nga njerëzit të afërt të Kurtit, kur kemi dalë ne ai është bërë anëtar i kryesisë, nuk ka qenë përpara. Ditën kur është bërë afera publike, kam thënë që Kurti nuk do ta shkarkoj por do ta mbrojë”, ka thënë ai.

I pyetur se a ka marrë para LVV-ja nga Berishaj derisa Molliqaj ishte pjesë e partisë, ai tha se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

“Ta garantoj me përgjegjësi penale dhe publike se sa ne kemi qenë aty, Martin Berishaj VV-së nuk i ka dhënë para. Të vetmen shumë të parave që Berishaj i ka dhënë, kur Kurti ka qenë në udhëtim në Slloveni, në vitin 2015-16, ajo shumë ka qenë 170 euro e aeroplanit. Asnjë cent donacion ai s’e ka dhënë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat