“Iu vërsulën Albinit”, paralajmëron Kraki: Do e fitoj ‘luftën’ - kjo do të jetë goditje fatale për ‘zagarët’!

Aktuale

“Iu vërsulën Albinit”, paralajmëron Kraki: Do e fitoj ‘luftën’ - kjo do të jetë goditje fatale për ‘zagarët’!

Nga: A.M. Më: 1 qershor 2023 Në ora: 18:18
Profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki

Profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, i ka dal në mbrojtje sërish kryeministrit Albin Kurti, pas zhvillimeve të fundit në veri.

Ai përmes një postimi në Facebook reagojë ashëpr ndaj atyre që po e kritikojnë Kurtin dhe po bëhen ‘proserbë’.

Kraki këta persona i cilësoi si ‘zagarë’, të cilët shqip flasin e serbisht mendojnë.

“Këta qyqanat përsëri s’do ia qëllojnë, persëri do jenë fundrrinat e shoqërisë në pritje, si korbat e zi, të ndonjë rasti tjetër me iu vërsul Kosovës me arsyetimin se po i vërsulen Albinit.

Ikni atje bre qyrrana”, shkroi ndër të tjera Kraki, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

M’kish pas marrë malli për këta që s’ia qëllojnë kurrë. Pata mendu që kanë ik diku prej marres por jo, këta edhe ma të zëshëm ishin bo. Edhe ma proserb. Edhe ma zagarë.

Në dy vite, tri revolucione, tri dështime qyqare:

1- revolucioni i grenellave me SMS-qeveri dështoi për marre të zotit. Ishte shpresa e tyre e parë për rikthimin e Kosovës nën bandat e krimit ekonomik.

2- revolucioni i targave i para disa muajve dështoi poashtu. Ishte koha kur komitat e zagarëve u barrikaduan në anën e Serbisë kundër Kosovës dhe momenti kur opozita shkonte në Dragodan me shpresën me e rrëzu qeverinë legjitime për hatër t’Serbisë.

3- revolucioni i tretë, dmth dështimi i tretë, është duke ndodh tash dhe ju garantoj që kjo do jetë një goditje fatale për argatët e bandave, për dhunuesit e Kosovës, për gurthyesit e veriut dhe për krejt komitat e zogjve të dalë nga furriku i fundrrinave të gërditshme që të gjithë i njohim.

E Kosova, kjo Kosova e re, si shtet serioz e legjitim përsëri do mbetet aleate e Amerikës dhe e Evropës. Kjo Kosovë është rrugës së duhur dhe të drejtë e nuk guxon të ndalet pa e fitu luftën ndaj zagarëve që shqip flasin e serbisht mendojnë. Këta qyqanat përsëri s’do ia qëllojnë, persëri do jenë fundrrinat e shoqërisë në pritje, si korbat e zi, të ndonjë rasti tjetër me iu vërsul Kosovës me arsyetimin se po i vërsulen Albinit.

Ikni atje bre qyrrana!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat