Kurti merr një telefonatë të rëndësishme nga Amerika, zbardhen detajet

Aktuale

Kurti merr një telefonatë të rëndësishme nga Amerika, zbardhen detajet

Nga: A.M. Më: 1 qershor 2023 Në ora: 22:42
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me Zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jonathan Finer.

"Kryeministri e falënderoi për telefonatën dhe tha se është i angazhuar të punojë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partner e aleat strategjik i Kosovës në çlirimin e zhvillim e Kosovës për de-eskalimin e situatës në veri të vendit. 

Kryeministri theksoi se është e rëndësishme që krimi të dënohet dhe ndëshkohet dhe krahas dënimit të sulmeve mbi ushtarët e KFOR-it, duhet të dënohet edhe sulmi mbi Policinë e Kosovës dhe mediat", thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë, transmeton "Bota sot".

Ai tha që është me rëndësi, që turmat e dhunshme e grupet kriminale të dirigjuara e kontrolluara nga Serbia, të largohen nga afërsia e objekteve komunale dhe që dhuna të ndalet, në mënyrë që situata të qetësohet.

Objektet e Komunave janë pronë e republikës dhe ato nuk mund të merren me dhunë. Kujtoi që kemi pasur një proces zgjedhor e demokratik të pranuar nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë 5 vendet e QUINT-it.​

Për këtë telefonatë, ka shkruar edhe kryeministri Albin Kurti në rrjetin e tij social, Twitter.

Kurti ka paralajmëruar se është pajtuar për zgjedhje të reja në komunat veriore të vendit.

“E falënderova për telefonatën e tij dhe shpreha përkushtimin tim për të punuar me ShBA-në për të ulur tensionet. Kjo kërkon një përfundim të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, ka shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat