Presidentja Osmani merr një telefonatë të rëndësishme nga Amerika, zbardhen detajet nga biseda

Aktuale

Presidentja Osmani merr një telefonatë të rëndësishme nga Amerika, zbardhen detajet nga biseda

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 19:52
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë së enjtes ka zhvilluar bisedë telefonike me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts.

Në një shkrim në Twitter, Osmani tha se u rikonfirmua përkushtimi për ta çuar përpara Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.

Po ashtu, është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në veriun e Mitrovicës dhe përpjekjet për t’i kapërcyer sfidat.

“Falenderoj senatorët @SenatorShaheen dhe @PeteRicketts për thirrjen e tyre sot, ku rikonfirmuam përkushtimin tonë të përbashkët për Kosovën dhe SHBA-në dhe çuar përpara Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.

Përditësime të përbashkëta mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe mbi përpjekjet tona për të kapërcyer sfidat”, tha Osmani.

Të martën emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bashkë me homologun e amerikan, Gabriel Escobar, i kanë kërkuar Osmanit gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë politike për qetësimin e situatës në veri.

Kërkesat e SHBA-së dhe BE-së drejtuar Kurtit gjatë së hënës ishin: qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat