Ish-deputeti i LDK-së tregon se si ia shpëtoi jetën Berlusconi

Aktuale

Ish-deputeti i LDK-së tregon se si ia shpëtoi jetën Berlusconi

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 12:38
Silvio Berluscon

Ish-deputeti i LDK-së, Fetah Rudi, pas vdekjes së Silvio Berlusconit, ka treguar një ngjarje me të.

Ai ka treguar se pas atentatit që iu bë në vitin 2000, e dërguan për shërim në Itali, ku kishte qëndruar një vit të plotë.

Ku Silvio Berlusconi dhe qeveria e tij ia kishin mbuluar të gjitha shpenzimet.

Postimi i plotë:

Ishte viti 2000, ku pas atenatit më dërguan për shërim në Itali, ku qëndrova per 1 vit të plotë. Në Itali më dërguan me plagë të rënda e në koma, dhe pothuajse pa shenja jete. Por zoti dhe Italia më riktheu në jetë. E meritat pse unë sot jam gjallë i takojnë edhe Silvio Berlusconit, qeveria e të cilit i kishte mbuluar të gjitha shpenzimet e trajtimin tim! Sot, ndjej pikëllim për vdekjen e Berlusconit, një mik i madh i shtetit të Kosovës! Zoti e bekoftë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat