Vendosja e flamurit kombëtar, Shqiprim Arifin e ftojnë të paraqitet në një gjykatë në Serbi

Aktuale

Vendosja e flamurit kombëtar, Shqiprim Arifin e ftojnë të paraqitet në një gjykatë në Serbi

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 14:18
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arif

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka njoftuar se është ftuar të paraqitet në një gjykatë në Serbi, me arsyetimin se Komuna ka shkelur ligjet e shtetit me rastin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike.

“Sot kam pranuar një ftesë për paraqitje në gjykaten e Serbisë, me arsyetimin se kemi shkelur ligjet e këtij shteti për faktin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike”, shkroi Arifi, duke publikuar edhe ftesën e gjykatës.

“Kjo ftesë dëshmon edhe më shumë shkeljet dhe diskriminimin që Serbia ia bën shqiptarëve të Luginës, por, për flamur do të paguajm gjithmonë”, shtoi ai.

Postimi i plotë:

Sot kam pranuar një ftesë për paraqitje në gjykaten e Serbisë, me arsyetimin se kemi shkelur ligjet e këtij shteti për faktin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike.

Kjo ftesë dëshmon edhe më shumë shkeljet dhe diskriminimin që Serbia ia bën shqiptarëve të Luginës, por, për flamur do të paguajm gjithmonë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat