Abdixhiku ngushëllon familjen Pacolli dhe Visoka pas rastit tragjik në lumin Lepenc

Aktuale

Abdixhiku ngushëllon familjen Pacolli dhe Visoka pas rastit tragjik në lumin Lepenc

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 22:29
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ngushëlluar familjet Pacolli dhe Visoka me rastin e aksidentit tragjik në lumin Lepenc.

Abdixhiku i ka uruar shërim sa më të shpejt, Shkelqimit, të mbijetuarit të kësaj tragjedie.

“Rasti tragjik në lumin Lepenc na tronditi të gjithëve. Në këto çaste të rënda në emrin tim dhe të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella familjeve Pacolli dhe Visoka, si dhe shërim sa më të shpejtë dhe të plotë Shkëlqimit i cili mbijetoi nga ky aksident i rëndë.” – thuhet në njoftimin e LDK-së.

Tutje, Abdixhiku ka shprehur mirënjohje për ekipin e FSK-së dhe të Policisë së Kosovës, si edhe për ekipet e shpëtimit nga Maqedonia Veriore.

Shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, të gjitha ekipeve të shpëtimit nga Maqedonia e Veriut si dhe Republikës tonë dhe të gjithë vullnetarëve të cilët nuk u ndalën së punuari deri në gjetjen e trupave.” – ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat