Tollovi me mallra në pikën kufitare të Morinës

Aktuale

Tollovi me mallra në pikën kufitare të Morinës

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 18:41
Ilustrim

Dhjetëra kamionë e maune po presin në Morinë për të hyrë në Kosovë.
 

Atje është parë kolonë e madhe e krijuar.

Në Doganën e Kosovës, thonë se ka rritje të fluksit, ndërsa disa nga shoferët që po presin ankohen për neglizhencë.

Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci ka thënë se bëhet fjalë për rritje të fluksit të kamionëve e mauneve të cilët vijnë nga Shqipëria për në Kosovë.

Ndërsa pas bllokimit të hyrjes në Kosovë, të mallrave nga Serbia, është rritur ndjeshëm importi nga Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat