Mehaj: Marshimi i FSK-së në Mitrovicë s’ka lidhje me situatën në veri

Aktuale

Mehaj: Marshimi i FSK-së në Mitrovicë s’ka lidhje me situatën në veri

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 15:17
FSK

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se marshimi i sotëm i ushtarëve të FSK-së në Mitrovicë nuk ka të bëjë asgjë me situatën në veri të vendit.

Ky reagim i tij vjen pas disa lajmeve që kanë shkruar mediat serbe lidhur me këtë ngjarje të FSK-së.

Sot regjimenti i tretë kanë realizuar marshimin kondicional i cili ka qenë i planifikuar për 215 ushtarë tanë. Marshimi në Mitrovicë ka filluar nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër dhe është bërë kthimin sërish në kazermë”- ka shkruar ai.

“Marshime të tilla janë të rregullta, ky ushtrim gjithashtu ka qenë në kuadër të planit vjetor dhe është realizuar sot, prandaj bëjmë apel tek të gjithë që aktiviteteve të tilla mos t’iu jepet konotacion tjetër”.

“Marshimi nuk ka të bëjë asgjë me situatën e sigurisë në veri të Republikës. Përgjegjësinë për sigurinë e qytetarëve tanë e ka Policia e Kosovës e cila është në krye të detyrës dhe është duke kryer me shumë sukses punën e saj. Ju lutem mos të bini iu besoni dezinformatave dhe lajmeve të rreme”, ka thënë Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat