Haliti nga ShBA-ja: Wolker edhe senatorët amerikanë janë të shqetësuar me situatën në veri

Aktuale

Haliti nga ShBA-ja: Wolker edhe senatorët amerikanë janë të shqetësuar me situatën në veri

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 00:00
Sokol Haliti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po qëndron për vizitë zyrtare në ShBA, me ftesë të senatorëve amerikanë, ku tha se dje është takuar me ish-ambasadorin e OSBE-së, William Wolker, por edhe me senatorë.

Haliti tha se Wolker por edhe senatorët janë të njoftuar dhe të shqetësuar me situatën momentale në veri të vendit.

“Natyrisht se janë të njoftuar e të shqetësuar me situatën momentale e për krizën politike dhe udhëheqjen e cila nuk është syçelë karshi situatës dhe rrjedhës politike e gjeo-strategjike. Mesazhi i Bill Clintonit ishte i qartë në Tiranë por edhe i ambasadorit Walker por edhe i senatorëve”.

“Besoj që Qeveria e Kosovës e ka parasysh këtë situatë bashkë me partitë politike, që jemi në një situatë që kërkon rrugëdalje dhe unitet veprues në mënyrë që ne të dalim nga ky lëmsh i krijuar ndoshta edhe me fajin tonë”, tha Haliti në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se Serbia tashmë e ka aktivizuar diplomacinë e vetë, e sidomos lobin e saj në ShBA-.

“Por, natyrisht, armiqtë e kanë synimin dhe prej Beogradit s’dihet të veprojë më mirë, pasi e ka aktivizuar diplomacinë e vetë, sidomos lobin e vet në ShBA”.

“Ndërsa, ne kemi stagnuar. Mendoj që ambasadat tona duhet të forcohen, pasi operojnë me staf të vogël, me kushte minimale dhe gjithë ata ambasadorë e diplomatë që i kemi duhet të aktivizohen”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat