Albin Kurti e refuzoi, por ja me kë do takohet Edi Rama nesër në Prishtinë

Aktuale

Albin Kurti e refuzoi, por ja me kë do takohet Edi Rama nesër në Prishtinë

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 16:39
Edi Rama dhe Albin Kurti

Kurti e ka refuzuar Ramën për takim, por ai megjithatë do të takohet me Osmanin.

Kryeministri Edi Rama nuk do ta anulojë turin e tij ballkanik, pavarësisht se homologu Albin Kurti nuk pranoi që ta takojë.

Rama do të fluturojë mëngjesin e nesërm në Shkup për t’u takuar me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, dhe më pas do të vijojë sipas planit, vizitën në Prishtinë.

Pavarësisht refuzimit të kryeministrit Albin Kurti për ta pritur në një bisedë kokë më kokë, Edi Rama do ta vizitojë Kosovën, por do të takohet vetëm me presidenten Vjosa Osmani.

Vetë Edi Rama, në një dalje për mediat, nuk e komentoi gjatë përplasjen e re me Albin Kurtin, por vetëm konfirmoi se ai do të jetë në Kosovë të enjten në mbrëmje.

Të premten, Rama do të fluturojë për në Bosnjë Hercegovinë, dhe më pas në Mal të Zi.

Në të dy këto shtete do të takohet me kryeminsitrat. Stacioni i fundit i turit të shefit të qeverisë shqiptare, do të jetë Beogradi.

Atje e pret presidenti Aleksandër Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat