“Nuk e pres, e pres”/ Ja pse Kurti duhet t’i thotë jo takimit të nesërm me Ramën

Aktuale

“Nuk e pres, e pres”/ Ja pse Kurti duhet t’i thotë jo takimit të nesërm me Ramën

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 18:26
Albin Kurti dhe Edi Rama

Nesër kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të nis një tur Ballkanik, ku do të takohet me drejtuesit e shteteve të rajonit.

Ai ka lënë të nënkuptohet se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka pranuar që ta takojë, për shkak të anulimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Edi Rama do të fluturojë këtë të enjte në mëngjes në Shkup për t’u takuar me kryeministrin Kovaçevski, dhe më pas do të vijojë sipas planit, vizitën në Prishtinë.

Profesori i mërrëdhënieve ndërkombëtare, Dr. Enver Bytyçi, ka thënë se bazuar në deklaratën e Ramës, Kurti do ta pranojë takimin.

“Kryeministri Kurti sot duket se e ka refuzuar një takim të preferuar të kryeministrit Rama në Prishtinë. Them duket se ai nuk ka pohuar eskluzivisht: “Nuk e takoj Edi Ramën”, por ka lënë të kuptohet se nuk do ta takojë pa u zhvilluar mbledhja e planifikuar për në fund të qershorit e dy qeverive në Gjakovë. Ndërsa Rama tha se do të shkonte nesër në Prishtinë, duke mos lëshuar pjesën e më pasme: “Më pret ose jo Albin Kurti”!

Logjika ime shkon në drejtim të asaj se zoti Kurti do ta presë homologun e tij shqiptar. Sepse nuk e ka mohuar plotësisht një mundësi të tillë dhe se Rama logjikisht nuk mund të shkojë në Prishtinë, nëse nuk e pret kryeministri i Kosovës. Ose mbetet ta presë presidentja Osmani! Edhe kjo mund të ndodhë, kur dihet se Edi Rama si kryeministër asnjëherë, përveçse në vitet 2013-2014, nuk i ka mbajtur lidhjet me homologët e tij në Prishtinë. Ai e kishte pikëtakimin në presidencën e Hashim Thaçit”, shkruan Bytyçi në Facebook.

Sipas tij, nëse takimi i nesër nuk zhvillohet atëherë kjo do të nënkuptonte se Albin Kurti është i vendosur në misionin e tij për shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Nëse Kurti takohet nesër me Edi Ramën, atëherë unë do të them se “refuzimi” i tij i sotëm ishte një shou. Nëse nuk do ta presë, atëherë do të vazhdoj të besoj se Albin Kurti është i vendosur në misionin e tij për shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës! Janë disa simbolika që flasin shumë! Edhe kjo “nuk e pres, e pres” është një simbolikë e caktuar! Përveç faktit se kush bisedon, sidomos gjatë, me Edi Ramën, është infektuar sado pak nga virusi i tij anti-shqiptar!”, përfundoi profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat