“Opozita e ka kuptuar gabimishit”/ Vjen deklarata “befasuese”, zbulohet a e duan ndërkombëtarët rrëzimin e Kurtit

Aktuale

“Opozita e ka kuptuar gabimishit”/ Vjen deklarata “befasuese”, zbulohet a e duan ndërkombëtarët rrëzimin e Kurtit

Nga: A.Zh Më: 6 korrik 2023 Në ora: 10:11
Albin Kurti

Liri Loshi, ish-kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se ndërkombëtarët nuk e duan rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka theksuar se faktori ndërkombëtar po kërkon bashkëpunimin e Kurtit për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës. Sipas Loshit, duke pasur parasysh që Kurti po merr pjesë në takimet në Bruksel, kryeministri i Kosovës, nuk ka gjasë të largohet nga pushteti dhe të vijë një alternativë qeverisëse pa mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

Në analizën e tij, Loshi ka kritikuar veprimet e opozitarëve për bojkotimin e institucioneve relevante, duke thënë se këtë e don vetëm Serbia.

Reagimi i plotë i Loshit në Facebook:

Opozita nuk po vepron me intelegjencë dhe maturi politike. Kriza politike dhe e sigurisë nuk tejkalohen duke bojkotuar institucionet legjitime të vendit, por duke bërë përpjekje maksimale për ta gjetur çelësin për zhbllokimin e situatës.

Një opozitë inteligjente së pari do të duhej që ta kuptonte drejt situatën në të cilën gjendet vendi e ajo si duket nuk e ka kuptuar. Gjerat nuk janë krejt ashtu sikur shpërfaqën para syve tanë, prandaj për ta kuptuar thellësinë e problemit, apo pjesën e tij që nuk e shohim, duhet të mendojmë e të analizojmë pak.

Pse u tensionua situata në veri? Krejt kjo erdhi si pasojë e moszbatimit të Marrëveshjes për targat nga ana e Serbisë. Pastaj pasoi dalja e serbve nga institucionet, pastaj zgjedhjet në Veri për ta përmbushur vakuumin intitucional. Edhe këtu kishte një marrëveshje mes ndërkombëtarëve dhe Vuçiqit që sërbët lokalë të dilnin në zgjedhje. Ata nuk dolën, apo filluan të dalin e mëpastaj u tërhoqën nga presioni i bandave që janë të lidhura me Vuçiqin. Kjo do të thotë se Vuçiqi përsëri mashtroi ndërkombëtarët. Vuçiqi u tregua i papërgjegjshëm edhe ndaj Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Albin Kurti vendosi t’i dërgojë kryetarët e komunave në veri duke siguruar mbrojtjen e tyre nga policia e Kosovës. Në veri për herë të parë u vendos flamuri i shtetit të Kosovës, i cilli ka mbi një muaj që po valon aty ende. Veprimi i Kurtit është legjitim në mbrojtje të rendit dhe ligjit, në mbrojtje të shtetit. Kurti iu dha serbve të kuptojnë se po, më shumë të drejta mund të merrni, por gjithnjë në kuadër të shtetit të Kosovës. Këtë e bëri sidomos duke vendosur flamurin shtetëror aty ku nuk ishte vendosur që 23 vite pas lufte, apo thjeshtë kurrë më parë dhe duke mos lejuar që të largohej nga aty.

Reagimi i Bashkësisë ndërkombëtare nuk kishte të bënte me gabimin e Kurtit. Të gjithë e dinë dhe e pranojnë se kryeministri Kurti ishte në anën e ligjit. Reagimi kishte për synim të shtensionimit të situatës duke i bërë presion më të dobëtit, apo thjeshtë duke disiplinuar fëmijën e vet, i cili po dhunohej nga një, të themi kushtimisht, fëmijë tjetër. Ky presion, përfshirë edhe masat ndëshkuese (apo sanksionët nëse keni dëshirë t’i quani) duhet lexuar drejt. Ato nuk kanë për qëllim ta gjunjëzojnë Kosovën dhe kryeministrin Kurti, siç gabmisht duket se e ka kuptuar opozita. Presioni politik e diplomatik bashkë me masat kanë për qëllim që ta parandalojnë një përshkallëzim të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, në një kohë kur Serbia për shkak të pamundësisë për të vepruar ndihet e frustruar. Masat pra, tregojnë se Bashkësia ndërkombëtare është në veprim dhe përderisa kemi një gjendje të tillë, Serbia ka një arsye të presë më me qetësi rezultatin e këtyre masave. Të gjithë e dinë se presioni ndaj Kurtit nuk do të japë rezulatate, prandaj qysh tani ka filluar që të aktivizohet diplomacia përendimore për ta gjetur modelin që i jep fund krizës, meqë një gjendje e tillë nuk mund të zgjasë shumë. Pra, kërkohet një alternativë që e anashkalon masat në fuqi dhe që i heq ato në tërësi sapo të arrihet pajtimi mes palëve.

Tani opozita ka hyrë në rrugë të pakrye, mbase duke menduar se presioni ndërkombëtar do të vazhadojë deri në dorëzimin e Kurtit! Në fakt, ndërkombëtarët nuk e duan Kurtin e dorëzuar, por Kurtin bashkëpunues për zgjidhjen e krizës. Dhe, nuk është se Albin Kurti nuk po bashkëpunon me ndërkombëtarët. Ai po merr pjesë në takimet në Bruksel ku Vuçiqi nuk po denjon të shkojë. Kjo është qasje e duhur e Kosovës e përfaqësuar nga kryeministri i saj. Pra, gjasat që të ndodh largimi i Albin Kurtit dhe të vijë një alternativë qeverisëse pa mbajtjen e zgjedhjeve të lira janë inekzistente.

Veprimi aktual i opozitës duke bojkotuar institucionet relevante të vendit lë të kuptohet se qeveria duhet të dorëzohet para Serbisë! Këtë e do vetëm Serbia, por nuk e duan ndërkombëtarët, apo të paktën nuk e do Amerika. Opozita do të duhej që ta përkrahë publikisht qeverinë e vendit dhe të shfrytëzojë të gjitha kanalët diplomatike për ta tejkaluar krizën. Jo vetëm opozita, por këtë do të duhej ta bënte edhe shoqëria civile. Ne duhet të tregojmë dhe të provojmë se para se ta duam pushtetin, e duam vendin tonë. Vetëm kështu mbesim palë serioze qoftë në konflikt, qoftë në dialog me Serbinë, si dhe me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat