Deputetja e AAK-së: Deeskalimi në veri duhet të ndodhë, Kurti me marrëveshjen katër pikëshe ka lëshuar pe

Aktuale

Deputetja e AAK-së: Deeskalimi në veri duhet të ndodhë, Kurti me marrëveshjen katër pikëshe ka lëshuar pe

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 17:27
Albana Bytyqi

Për katër pikat për të cilat është pajtuar Qeveria e Kosovës, për deeskalim të situatës në veri, ka folur edhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Sipas saj, situata që është krijuar në atë pjesë të vendit nuk i konvenon askujt , dhe se shtensionimi duhet të ndodhë.

“Shpresoj që të ndodh deeskalimi pasi kjo gjendje, kjo situatë nuk na konvenon neve si Kosovë pasi reagimet e kryeministrit Kurti kanë cenuar bukur shumë raportet me miqtë tanë, madje nga situata në veri ne kemi marr edhe sanksione, diçka që nuk ka ndodhur më parë, gjë që e ka rënduar shumë imazhin për të cilin është punuar shumë dhe është dhënë shumë. Sa u përket pikave që janë publikuar, mendoj që meqenëse është dakordim i dyanshëm nga BE dhe Qeveria, sigurisht që duhet të ndodh deeskalimi dhe t’i kthehemi normalitetit e të punojmë si një shtet serioz që sheh përpara rrugën e saj drejt së ardhmes më të mirë për vendin”, ka thënë Bytyqi.

Ajo, pohon se kryeministri Kurti ka lëshuar pe, dhe se e ka krijuar një gjendje jo të mirë për vendin deri më tani.

“Po, ka lëshuar pe, në fakt është dorëzuar dhe është si të themi një bumerang që ia ka bërë vetes pa nevojë, pra e ka krijuar një gjendje shumë të keqe për t’u kthyer tani në një marrëveshje katër pikëshe e që ka mujtë ndryshe të veprojë, duke biseduar me akterët relevantë në mënyrë që të mos ketë deeskalim”, është shprehur deputetja Bytyqi.

Qeveria thotë se veprimet e ndërmarra do tё finalizohen brenda një periudhe dyjavore.

Për, këtë Bytyqi ka pohuar se kjo do të varet nga dinamika e përpjekjeve që do të bëhen.

“Nëse ka vullnet dhe gatishmëri serioze, besoj se po, krejt kjo varet nga dinamika e përpjekjeve që bëhen në atë drejtim”, tha ndër të tjera deputetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat