"Qeveria zdravo, qeveria e turpit", Bytyqi e AAK-së thotë se veteranët e luftës janë vlera e shoqërisë

Aktuale

"Qeveria zdravo, qeveria e turpit", Bytyqi e AAK-së thotë se veteranët e luftës janë vlera e shoqërisë

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 19:48
Albana Bytyqi

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka marrë pjesë në protestën e mbajtur sot në Prishtinë, ku ka thënë se protestuan kundër Qeverisë Zdravo dhe kundër Qeverisë së turpit.

Bytyqi ka thënë se Qeveria po i ofendon veteranët e luftës skajshmërisht me Ligjin për pagën minimale.

Ajo tutje ka thënë se ligji anti-UÇK duhet të kthehet mbrapsht.

“Protestuam sot, kundër Qeverisë ZDRAVO, Qeverisë së turpit. Ajo që po i ofendon veteranët e luftës, skajshmërisht me Ligjin për pagën minimale duke i përjashtuar ata paturpësisht. Ligji anti-UÇK duhet kthehet mbrapsht! Veteranët e luftës janë vlerë e kësaj shoqërie!” – ka shkruar Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat