Ndërtimi i rrugëve që lidhin Malin e Zi me Kosovën, shumë të rëndësishme – thotë presidenti malazez

Aktuale

Ndërtimi i rrugëve që lidhin Malin e Zi me Kosovën, shumë të rëndësishme – thotë presidenti malazez

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 17:23
Foto nga takimi

Marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kosovës janë miqësore, të bazuara në parimet e fqinjësisë së mirë dhe perspektivës së përbashkët evropiane.

Kështu ka thënë presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, gjatë një takimi që ka zhvilluar me ambasadoren e Kosovës në Podgoricë, Ariana Zherka-Hoxha.

Në këtë takim, Milatoviq tha se është theksuar rëndësia e raporteve ekonomike, “në veçanti në fushën tregtisë, turizmit dhe energjetikës”.

“Në këtë kuptim, rindërtimi dhe ndërtimi i rrugëve Rozhajë-Pejë dhe Plavë-Deçan janë të një rëndësie të veçantë”, ka thënë Milatoviq në një postim në Twitter.

Në fund, ai tha se Mali i Zi mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat