Deri në dy orë pritje për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

Aktuale

Deri në dy orë pritje për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 17:20
Dheu i Bardhë

Mërgimtarët janë duke pritur deri në dy orë te pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë.

Kolona e veturave në këtë pikë kufitare është 600 metra, ndërsa për të dalë nga territori i Kosovës, mërgimtarët po presin 15 minuta dhe kolona është 150 metra.

Pritje ka edhe në pikën kufitare në Merdarë.

Mërgimtarët janë duke pritur 30 minuta për të hyrë në Kosovë, ndërsa për të dalë ata po presin deri në 60 minuta.

Po ashtu është në Muçibabë mërgimtarët janë duke pritur deri në 30 minuta për të hyrë në Kosovë.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet maksimale për të hyrë në Kosovë janë 5 minuta, aq sa janë edhe pritjet për të dalë nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat