Mushkolaj: Kurti ka lejuar mijëra qytetarë serbë të udhëtojnë në Kosovë me letërnjoftime të Serbisë

Aktuale

Mushkolaj: Kurti ka lejuar mijëra qytetarë serbë të udhëtojnë në Kosovë me letërnjoftime të Serbisë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 12:27
Imer Mushkolaj,

Gazetari Imer Mushkolaj, ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit, në marrëveshje me Serbinë, ka lejuar që dhjetëra mijëra qytetarë serbë dhe të tjerë të udhëtojnë në Kosovë me letërnjoftime të lëshuara nga Serbia për qytetarë të Kosovës.

Sipas tij, pushteti dhe militantët e pushtetit i heshtin këto fakte dhe tregohen hipokritë kur, duke e goditur Klan Kosovën, japin leksione se si qenka minuar shtetësia e Kosovës.

“Ky është një letërnjoftim i Serbisë, i lëshuar në Serbi për qytetarët e Kosovës, me emra të qyteteve Peć për Pejë, Ðakovica për Gjakovë, Gnjilane për Gjilan etj”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.

Image
Fotoja e postuar nga Mushkolaj

“Në këtë letërnjoftim emri i qytetit është ‘Kosovska Mitrovica’, pra ‘Mitrovica e Kosovës’, vend që nuk ekziston me këtë emërtim në Kosovë, por veç në sistemin e Serbisë”, ka thënë ai tutje.

“Qeveria e Albin Kurtit, në marrëveshje me Serbinë, ka lejuar që dhjetëra mijëra qytetarë serbë dhe të tjerë të udhëtojnë me këto letërnjoftime – dokumente që janë kundër kushtetutës së Kosovës dhe agresion në juridiksionin e saj”, ka potencuar analisti politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat