Sveçla në veri: Policia vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm

Aktuale

Sveçla në veri: Policia vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 22:32
Foto nga vendngjarja

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, ku u takuan me ushtruesin e detyrës së drejtorit rajonal, nënkolonel Veton Elshani.

“Besueshmëria e krijuar ndaj Policisë dhe siguria ndaj qytetarëve që po e ofrojnë zyrtarët tanë policor ka reflektuar në raportim dhe trajtim efikas të rasteve”, ka shkruar Sveçla, në ‘Facebook’.

Sipas tij, padyshim që Policia vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm dhe çdo ditë po ndikon në rritjen e përceptimit të sigurisë tek të gjitha komunitetet dhe kjo është vërtetuar së fundmi edhe nga përgjigjet e qytetarëve tanë serb në raporte ndërkombëtare kredibile, ku ka rritje për 18.61 % që nga nëntori i vitit të kaluar.

Ata vizituan edhe Komunën e Mitrovicës së Veriut dhe pas takimit me Kryetarin Erden Atiq, vizituan depot ilegale të inerteve si dhe Lagjen e Boshnjakëve.

“Lirimi i hapësirave publike që ishin uzurpuar ndër vite dhe krijimi i hapësirave të shfrytëzueshme për qytetarët po trajtohen me prioritet nga Komuna. Ndërsa, siguria, shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve në atë Komunë vazhdon të mbetet prioriteti ynë i përbashkët si nivel qëndror dhe lokal”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat