Avokati për Gjykatën Komerciale: Ministria e Drejtësisë merrte shpesh merita për funksionalizimin e saj

Aktuale

Avokati për Gjykatën Komerciale: Ministria e Drejtësisë merrte shpesh merita për funksionalizimin e saj

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 13:09
Arbër Jashari

Avokati Arbër Jashari, ka reaguar pasi Gjykata Komerciale ka aprovuar padinë e Klan Kosovës për ta shtyrë ekzektutimin e vendimeve që ia suspendojnë licensën e biznesit. Ky vendim nënkupton masë të përkohshme, që garanton funksionimin e mediumit, deri në përfundimin e gjykimit të këtij rast.

Sipas tij, deri tash Gjykata Komerciale ka qenë e njohur vetëm për profesionistët e lëmisë juridike, por falë vendimit të sotëm për Klan Kosovëm, emri i saj u bë i njohur në gjithë vendin.

Jashari ka thënë se Ministria e Drejtësisë, shpesh me mburrje e ka përmendur funksionalizimin e saj, si meritë te veten.

“Themelimi i saj ka ardhur si nevojë për t’i adresuar shpejtë dhe në mënyrë profesionale, çështjet ekonomike -biznesore. Një kontribute të jashtëzakonshëm në formimin e saj, e patën dhënë partneret ndërkombëtarë, në krye me USAID-in amerikan, të cilët kanë ndihmuar në krijimin e legjislacionit adekuat. Ministria e Drejtësisë, shpesh me mburrje e ka përmendur funksionalizimin e saj, si meritë te veten”, ka shkruar Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat